Sot bëhet një vit nga themelimi i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Shumë figura e rritën atë duke sakrifikuar dhe duke ju bërë ballë shumë stuhive politike, duke marrë epitete si tradhëtar të BDI-së dhe kauzës së Ali Ahmetit. Nga BDI në LD-në e Mexhitit u rreshtuan shumë, por pak ishin ata që dolën në “mejdan” për ti treguar Ali Ahmetit se shumë figura në parti janë shkaktar i ndryshimit të kauzës politike.

Pas një viti, LD-ja e Mexhitit bëhet pjesë edhe e pushtetit, edhe atë me koalicionin VLEN të katër liderëve, Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Arben Taravarin gjithashtu edhe Bekim Qokun.

Sot, kur LD-ja mbush një vit, ka edhe probleme të natyrave të ndryshme, ata që e themeluan, ata që e ngritën në ktë stazë që të bëhet pjesë e pushtetit, ata edhe nuk pajtohen me vendimet e liderit gjegjësisht me njerëzit e afërt të Izet Mexhitit.
Izet Mexhiti në kohën më të mirë kur duhej të ndajë pushteti në bazë të meritokracisë dhe kontributit parazgjedhor, ai shkeli dy komuna më të mëdha atë të Tetovës dhe Gostivarit duke ecur mbi kurrizin e këtyre komunave gjegjësisht të personave që korën fitorën historike.

Pas gjithë kësaj dhe ndarjes jo të drejtë të pushtetit, Izet Mexhitit dhe LD-së i kanë lindur probleme në parti, dega e Tetovës e Gostivarit dhe një pjesë e Çairit nuk pajtohen me Izet Mexhitin, andaj edhe shtatori do të jetë i nxehtë edhe për LD-në edhe për Mexhitin.

Dy koordinatërt kryesor të LD-së Muhamet Ameti dhe Bashkim Hasani janë personat që janë shkelur më shumë nga LD-ja, andaj edhe siç përflitet Muhamet Ameti mund të jep dorëheqje apo edhe të shkarkohet nga Izet Mexhiti, ku pas kësaj do të nis edhe rrënimi i LD-së në fillim në Pollog ku më pas do të vijojë në komunat tjera. /TS/