Me datë 01.08.2024, në ora 13:50 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete pa targa, e drejtuar nga A.N. (22) nga Republika e Italisë dhe një veturë të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Gostivarit i drejtuar nga V.I. (33) nga Gostivari.  Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.  Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Gostivar.TS