Një aksident me 4 persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit.
Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Por gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.