Me datë 25.08.2024 rreth orës 14.10 në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Gostivar, në fshatin Kalnik, Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Seat” me shenja regjistrimi tetovare, i drejtuar nga A.I (46 ) nga fshati Novosellë e Tetovës dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës , i drejtuar nga J.A.(62) nga fshati Përshevcë. Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjerët në mjetin “Seat”, M.I (46) dhe një i mitur, ndërsa drejtuesit e mjeteve A.I. dhe J.A. dhe pasagjerët në mjetin “Seat” D.S.(23) dhe E.G (26), të konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.TS