Më datë 01.08.2024 në ora 00.20, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale fshati Negotinë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.Sh (51) nga Negotina dhe automjetin e pasagjerëve ,,xhip” me targa të Gostivarit i drejtuar nga N.D.(46) nga Gorjani i Gostivarit. Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda pasagjerët e mjetit ,,xhip”, S.N (25) dhe S.N (40) nga Gorjane, ndërsa N.D. dhe tre pasagjerë të mitur kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në një qendër mjekësore në Gostivar. Kontrolli në vendngjarje është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar. TS