Më datë 31.07.2024 në ora 22:45 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në Sllatinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.H. (23 ) nga Tetova dhe automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A (18) nga Sllatina e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar K.Z., pasagjer në njërën nga veturat, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB- Tetovë. TS