Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:00 në kryeqytet në rrugën “Rrustem Statovci”.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një qytetar i cili ka mbetur i lënduar.
Nga fotot e dërguara nga një lexues i Gazetës Online Reporteri.net, shihet gjaku në rrugë, ndërsa i njëjti ka treguar se një person ka mbetur i lënduar, në këtë rast biçiklisti, si pasojë e goditjes me veturën.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.
/Reporteri.net/