Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në veri, duke thënë se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.

Ai këtë reagim e bëri në platformën “X”, duke shpërndarë kështu deklaratën e ambasadës së ShBA-së, në lidhje me këtë aksion, përcjell Klankosova.tv.

“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume