Arben Taravari në aksion/ Ashensor të rinj në Spitalin e Tetovës, nuk ka më kufoma me “qebe” (VIDEO)
![Arben Taravari në aksion/ Ashensor të rinj në Spitalin e Tetovës, nuk ka më kufoma me “qebe” (VIDEO)](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2024/08/taravari1-750x430.jpg)
Pamjet e tmershme që vishin nga Spitali i Tetovës kur kufomat u bartëshin me batanije janë pjesë e historisë. Nuk ka më ashtu pamje, nuk ka burra pleq e gra plaka, pacient të palëvizshëm që ecnin shkallëve. Nga sot Arben Taravari ministri i Shëndetësisë i jep fund këtij problemi dhe ka nisur instalimi dhe montimi i ashensërove të rinj.
Taravari edhe kur ishte ministër disa vite më parë si prioritet kishte Spitalin Klinik të Tetovës, por edhe tash si minsitër ai punën e parë ka nisur po në Tetovë.
“Filluam me montimin e ashensorëve të rinjë në Spitalin Klinik në Tetovë” ka shkruar ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.