Më datë 31.07.2024 ora 17:30 efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Gostivar, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë kanë arrestuar personin J.S. (34) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin ,,Audi” me targa të Gostivarit, pasi ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe do të vijojë parashtresa përkatëse. TS