Me datë 04.08.2024 në ora 18:25 në rrugën lokale për në Zdunjë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personin S.F (51) nga Debreshi i Gostivarit për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.