Policia e Kosovës ka arrestuar gruan e cila dëmtoi tri automjete me çekan në Fushë Kosovë sot paradite, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se e dyshuara ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore dhe ekzaminim psikiatrik.
Ajo do të hetohet për veprën penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, ka njoftuar Ahmeti.