Policia ka njoftuar se me 08.08.2024, në orën 09:40, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.S. (35) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Tetovë.

Ai dyshohet se një ditë më parë në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë ka kryer një vjedhje të pacipë, ku i ka marrë P.C. (32) nga Tetova një çantë me para dhe sende personale. Gjatë kontrollit te ai janë gjetur marihuanë, rizlla dhe sendet e vjedhura, të cilat më pas iu kthyen P.C.(32), të dëmtuarës.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet me një kallëzim përkatës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com