Bashkë me djalin e mitur e sulmojnë një person në oborrin e shtëpisë në Gostivar, arrestohet 36 vjeçari

Me datë 12.08.2024 në ora 17:00 në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit, kanë privuar nga liria personin E.I. (36), duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 14:15, së bashku me djalin e tij të mitur kanë sulmuar fizikisht personin D.J. (46) nga Gostivari në oborrin e shtëpisë së tij. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS