Berisha: Edi Gjipea e ka shndërruar shtetin ligjor në Kodin e Mafies. Heshtja e Presidentit, dëshmi e pushtetit absolut të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me shpërfilljen që po u bën kryeministri Edi Rama vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se heshtja e Presidentit tregon pushtetin absolut të Ramës.
“Këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend janë objektivat më madhore të saj,” tha Berisha.
DEKLARATA E BERISHËS
Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narko-shtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij.