Çka thuhet në raportin e Policisë për vr’asjen e 89-vjeçarit në Ferizaj për të cilën po dyshohet zyrtari policor

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në oborrin e një sallë dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një polic dyshohet se vrau një 89-vjeçar. Policia ka theksuar se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare, raporton Express.
Në raportin 24 orësh thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25. Aty përmendet se i dyshuari është dorëzuar në stacion.
“VRASJE-Fsh. Bibaj, Ferizaj 16.08.2024 – 19:25. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, thuhet në raport