Del nga rruga me katërçikletën e tij, pëson dëmtime të rënda 26 vjeçari nga Tetova
Më datë 31.07.2024 në ora 22:00 në rrugën lokale për në Sedllarevë të Tetovës ka dalë nga rruga një katërçikletë me targa të Tetovës, e drejtuar nga A.S .(26) nga Tetova. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik në Tetovë. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.TS