Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë në vitin 1999, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për rastin e krerëve të UÇK-së.
Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999, është dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor të krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshmia e tij nisi mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale, ku ai po shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Amerikane.
“Steven Russell është dëshmitari i radhës i Prokurorisë, dëshmia e të cilit nisi mëngjesin e sotëm. Sipas vendimit të mëparshëm të Panelit , përfaqësuesit e Qeverisë së SHBA-së po e shoqërojnë dëshmitarin në sallën e gjyqit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në më shumë se një vit të seancave gjyqësore, janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë.