Një rast i pazakontë vjedhjeje ka ndodhur në Romë kur një burrë ka hyrë në një shtëpi në lagjen Prati me qëllimin për të kryer një vjedhje, por një libër e ka shpërqendruar.

Teksa rrëmonte nëpër dhoma të ndryshme të banesës, vëmendjen e tërhoqi një libër që e zhyti aq shumë sa nisi ta lexonte në tarracën e shtëpisë derisa u zbulua nga pronari i cili thirri fqinjët dhe policinë italiani.

Më pas efektivët arrestuan 38-vjeçar, i akuzuar për tentativë vjedhjeje.

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës, kur pronari, duke dëgjuar tingujt që vinin nga ballkoni, e befasoi burrin teksa po shfletonte një libër të marrë nga dhoma e gjumit.

Më pas hajduti tentoi të arratisej, por fillimisht u bllokua nga fqinjët e pronarit dhe më pas nga efektivët e policisë që ndërhynë në vendngjarje.