Pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” janë rikthyer në Shqipëri. Deri më tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar. Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur “se situata është nën kontroll.”

Përmes një reagimi në rrjete sociale Jona Dervishi, themeluesja e United Rights Foundation shkruan se nisur nga kjo situatë kanë kontaktuar së bashku me ministrinë e Shëndetësisë disa nga bashkitë e qyteteve më problematike për dezinsektim.