Influencerja dhe miliarderja e njohur amerikane, Kylie Jenner, publikoi ditë më parë disa imazhe dhe një video ku pozonte në det të hapur në një jaht luksoz.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, shfaqi linjat e saj të përkryera si dhe barkun e sheshtë derisa pozonte në veshje verore.

Ajo ndau disa foto të mrekullueshme, derisa në prapavijë kishte shkarkime rrufesh.

“Nëna e stuhisë”, shkroi Jenner në postimin e saj.

Megjithatë, fansat kishin një shqetësim nga veprimet e saj.

Disa ndjekës theksuan se ishte shumë e rrezikshme nga mënyra se si Jenner ishte mbështetur në një parmak metalik gjatë një stuhie.

Nëse rrufeja do të godiste metalin, miliarderja do të mund të goditej nga rryma.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com