Sulmuesi portugez Joao Felix po kërkon kthimin te skuadra e Chelsaet, ka raportuar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai ka shkruar se Chelsea është duke punuar ta përfundojë marrëveshjen me Atletico Madridin për Felixin.

Felix në edicionin 2023/2024 ishte i huazuar për një vit te Barcelona. Ai është kthyer në stërvitje tek Atletico Madridi.

Felix më herët ka shprehur dëshirën që të transferohet te gjiganti katalonjas, por drejtuesit e Barcelonës nuk janë bindur me paraqitjen e tij në sezonin e kaluar.

Me Atletico Madridin, portugezi ka kontratë deri në vitin 2029.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com