Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot ka pritur në takim ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedonia e Veriut.
Ministria e Drejtësisë informon se Filkovi dhe Haxhiu kanë dakorduar një takim mes dy ministrive në shtator për, siç thuhet, “vazhdim të diskutimit dhe aktiviteteve për çështje me interes të përbashkët”.
“U dakorduan për mbështetje të ndërsjellë në zgjidhjen e prioriteteve lidhur me sundimin e ligjit”, thekson Ministria e Drejtësisë në kumtesë.