Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ka firmosur marrëveshje me Radio Televizionin Shqiptar për të drejtat televizive të futbollit shqiptar.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

RTSH-ja do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatin Kategoria Superiore, duke përfshirë edhe Final 4, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kampionati i Kategorisë Superiore do të nisë edicionin e 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com