Futbollisti i njohur në Superligën e Kosovës, Ahmet Haliti i ka dhënë fund karrierës së tij në futboll.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Haliti ishte lojtar i shumë skuadrave në elitën e futbollit kosovar dhe atij shqiptar.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Familjar, miq dhe dashamirë të futbollit.

Dua të ju njoftoj se pas më shumë se dy Dekadave kam vendosur të largohem nga futbolli aktiv.

Një vendim i vështirë por i domosdoshëm në këto momente për mua. Dua të falenderoj familjen e sidomos prindërit e mi për mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve.

Një falenderim për të gjitha klubet, kryesitë, trajnerët, tifozët, shoqërinë dhe të gjithë bashkëlojtarët të cilët ishin pjesë e rrugëtimit tim në këtë Sport që kaq shumë e duam.

Do të jem gjithmonë mirënjohës.

Faleminderit Zot që ma mundësove ta jetoj ëndrrën time për kaq shumë vite.

Me respekt, Ahmet Haliti”

Së fundmi, Haliti ishte pjesë e Feronikelit ’74.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com