Shkruan Gazetari Emin Azemi

Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë vërejtje për drejtorët.
Gjithmonë do të ketë një dimension që nuk do të mund të shikohet nga drejtori, dhe një dimension tjetër që nuk do të shikohet nga të punësuarit…
Ajo çka nuk mund të shihet nga drejtori, janë problemet, shqetësimet, hallet e të punësuarve, të cilat ose nuk raportohen me kohë, ose përmbajnë në vete subjektivizma që përdoren si alibi për të mbuluar neglizhencën dhe (pa)përgjegjësinë ndaj vendit të punës….
Ajo çka nuk mund të shihet nga të punësuarit, është fakti se në Maqedoni jemi mësuar të shohim drejtor të cilët rrinë në shtëpi dhe marrin rrogë. Jemi mësuar të shohim drejtor të cilët bilancet e sukseseit i masin me muajt dhe vitet e livadhisjes së mandatit të harxhuar kot….
Shkodran Tolaj është ndryshe, sepse orari i tij i punës fillon në ora 8.00 dhe jo rrallë përfundon në ora 23.00 (për këtë jam vet dëshmitar)
Shkodran Tolaj, është ndryshe, sepse edhe atëherë kur ka qenë i sëmurë dhe i lënduar, ka dalë në punë
“Faji” i vetëm i Shkodran Tolajt mund të jetë insistimi i tij që t’i bëjë punëtorët siç është vet – i disiplinuar, i përkushtuar maksimalisht ndaj Ansamblit dhe mirënjohjeve ndërkombëtare të tij….
Të gjitha vërejtjet dhe ankesat e të punësuarve ndaj drejtorit Shkodran Tolaj mund të jenë legale dhe të arsyshme, por ato nuk janë legjitime dhe korrekte, sepse jepen në një kontekst të gabuar kohor.
Të ndërtosh një narrativ të tillë negativ ndaj Shkodran Tolajt, nuk është asgjë tjetër pos të eklipsosh (lexo: mohosh) suksesin e tij kolosal në krye të Ansmablit Shtetërort të Këngëve dhe Valleve Shqipe, brenda dhe jashtë vendit, një institucion ky që shqiptarët e këtushëm i bëri jo vetëm krenar, por edhe të barasvlefshëm kulturalisht me nivelet më sipërore të konkuuencës etno-muzikore ndërkombëtare.
Të ndërtosh një narrativ të tillë negativ ndaj Shkodran Tolajt, i bie që t’ia mohosh atij të drejtën të udhëheqë më tutje me këtë institucion, sepse te ne vetëm duke e njollosur tjetrin arrin të krijosh pretekstin banal për ndryshime kadrovike….

Edhe Shkodran Tolaj, mund të mos jetë i lidhur përjetësisht me karrigen e drejtorit, por ai do të jetë përjetësisht i mbajtur mend si një menaxher dhe artist i suksesshëm që krijoi diferencën e vlerave në organizimin e jetës artistike muzikore te ne.
Në linkun e mëposhtëm (2021), mund të (ri)gjeni vetëm një fragment të portretit të Shkodran Tolajt. në dyvjetoin e drejtimti të AKVSHM.

Shkodranit bëjini vërejtje sa të mundni, por mos ia mohoni suksesin dhe kredon e tij profesionale….
Edhe Shkodrani nuk është i pazëvendësueshëm, por zëvendësimin bëjeni më me dinjitet…/ea

Shkup, 06. 08. 2024