Dy ndërmarrje publike të qytetit të Gostivarit, N.P “Komunalec” dhe N.P “Rusino/Pollog”, do të japin vendime pune në kohë të pacaktuar për mbi 120 punonjës. Rregullimi i statusit të tyre vjen përmes përgatitjes të sistematizimit dhe Planit vjetor për punësim për vitin 2025.

Propozimet sot kanë kaluar në seancën e 36-të të Këshillit komunal të Gostivarit.

Në ndërmarrjen “Komunalec” pritet të marrin vendime pune diku 100 persona, kurse në “Rusino/Pollog” 21 persona. Kjo zgjidhje ligjore vjen pas rritjes së pagave në ndërmarrjet publike të qytetit të Gostivarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume