Barcelona ka marrë edhe trepikëshin e dytë në dy ndeshjet e para në La Liga.
Të besuarit e Hansi Flick kanë triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Athletic Club në “Luis Companys”.
Fillimisht, Barcelona doli në epërsi me anë të Lamine Yamal, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në pjesën e parë.
Brenda 45-minutëshit të parë, golin e barazimit e gjeti edhe skuadra mysafire, e cila shënoi nga pika e bardhë përmes Oihan Sancet.
Në pjesën e dytë, Barcelona ishte më kërkuse, dhe kështu u shpërblye me një gol në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes.
Robert Leëandoëski shënoi golin e tretë në La Liga sivjet, duke ia dhuruar Barcelonës tre pikë të arta, ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm.
Barcelona tashmë ka 6 pikë nga dy ndeshje të luajtura.
Javën e ardhshme, Blaugranët do të udhëtojë për në kryeqytet te Rayo Vallecano, derisa Bilbao luan si vendas ndaj Valencias.