Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, tha se drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo tutje riafirmoi angazhimin e ministrisë që drejton për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, kujtojmë me dhimbje të thellë të gjithë ata që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këto plagë të hapura janë një kujtesë e përhershme e padrejtësisë dhe dhimbjes së pashlyeshme që përjetuan familjet e tyre, që përjetoi populli i Kosovës. Në këtë ditë, përkujtojmë sakrificat e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata. Drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon”, ka shkruar Haxhiu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume