Një i burgosur ka gëlltitur një pako me drogës. Në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, nga burgu i Idrizovës është denoncuar se i dënuari me inicialet M.S, 40 vjeçar nga Manastiri ka gëlltitur një pako me material pluhur, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

I burgosuri është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ministria e Brendshme thotë se po merren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume