Incidenti i Osmanit: Presidenca “provokim i pastër”, Kurti “nuk kemi qëndrim institucional se ishte provokim”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u shprehur për incidentin në aerportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, u mjaftua me atë se Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka shprehur “keqardhje” (lexo: jo kërkimfalje) ndërsa mohoi se institucionet e Republikës së Kosovës, ta kenë mbajtur qëndrim zyrtar se kjo përbënte “provokim”. Por, provokim e cilësoi Presidenca e Kosovës në një komunikatë të lëshuar po atë ditë kur ndodhi incidenti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Hristjan Mickoski, u shpreh se Kosova nuk ka qëndrim se incidenti i presidentes, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, është cilësuar si provokim.
Më shumë nga uebi
Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë të akuzuar për korrupsion
Rrustemi i VV-së e kritikon PDK-në: E kanë stërkequr Gjykatën Kushtetuese
“Nuk e di që kem pasur qëndrim të tillë (si provokim) si institucione të Republikës së Kosovës. Mund ta ketë ndokush prej qyetatërve por jo institucionet. MPJ ka dhënë deklaratë që paraqet qëndrimin tonë, po ashtu kemi parë qëndrimin e MPJ-së maqedonase.” – ka thënë Kurti
“Besoj që duhet të synojmë të vërtetën dhe kurrësesi tensionimin, le të zbardhet rsati. Kryeministri Mickoski dhe unë s’mund ta bëjmë zyrtarin doganor dhe policin hetues dhe inspektoriatin e policisë…siç u tha në takim po bëhemi ngadalë dhe sigurt eskpert të detaje takimeve.” – ka thënë tutje ai.
“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e Presidentes, shkëlqesisës Vjosa Osmani me 2 gusht në aeroport. Aq më tepër që ka qneë me familje dhe dy vajza të vogla. Autoritetet e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhje, dhe do të ketë raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje, që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur por edhe të mos përsëriten kurrë më sitauta të tilla” – u shpreh Albin Kurti.
Në anën tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në konferencë të përbashkër për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti shprehu “keqardhje” për incidentin në aeroport të Shkupit ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u gjet në një predikament të rëndë kontrolli sigurie.
“Kjo për ne shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq, dhe s’duam të përsëritet. Personalisht thekosva se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhun, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe do ta kisha kënaqësi ta pres si nikoqire në aeroportin e Shkupit”
“U nënvizua se sipas informacionet që kemi nga aeroporti, ndiqen standarde të qarta kur kemi fluturime komerciale, dhe edhe unë i nënshtrohem këtyre procedurave.” – ka thënë ai.
Qëndrimi i Presidencës së Kosovës
“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.”
Kështu thuhej në qëndrimi zyrtar të lëshuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, në ditën kur ndodhi incidenti në Aeroportin e Shkupit.
Përveç që u pa si provokim, Presidenca e Kosovës e cilësoi si sulm ndaj Republikës së Kosovës.
“Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës.” – thuhej në komunikatën e Presidencës.
Gjithashtu, Presidenca akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Veriore, për arsyetimin e sigurimit të aeroporti dhe për moskërkim falje.
“Edhe më skandaloze është deklarata e sotme e MPB-së, se kinse ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut paska pasur disa informata, të cilat kanë shpier tek kërkesa për kontroll të çantës personale dhe telefonit të Presidentes. Kjo është tendencë e paprecedentë për denigrim jo vetëm të Presidentes, por edhe të shtetit të Kosovës.” – thuhet ndër të tjera.