Është arrestuar e më pas liruar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq. Ai është shoqëruar në Polici të Kosovës për mosrespektim të urdhrave të policisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Vetë Arsenijeviq thekson se nuk do ta paguajë gjobën, siç raporton Kossev.

Siç u raportua Arsenijeviq dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh tek tavolina e një kafiterie, ku ka qenë i pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas raportimeve prezent aty ishte edhe Ministri, Elbert Krasniqi e Ministrja, Albulena Haxhiu.

Arsenijeviq ishte arrestuar edhe para disa ditësh për prishje të rendit publik/Reporteri.net/.