Autoritetet në Japoni kanë lëshuar një paralajmërim urgjent të mërkurën pasi tajfuni i fuqishëm Shanshan iu afrua rajonit jugperëndimor, duke shkaktuar shira të dendur dhe erëra të forta.

Linjat ajrore dhe operatorët hekurudhor anuluan disa shërbime gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë autoritetet lëshuan urdhra evakuimi për më shumë se 800,000 banorë në prefekturën Kagoshima në Kyushu dhe prefekturat qendrore Aichi dhe Shizuoka.

Ndërkohë, Toyota do të pezullojë operimet e të 14 fabrikave në Japoni nga e mërkura deri të enjten në mëngjes.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume