Profesori dhe komentuesi i ngjarjeve politike Sulejman Mehazi përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga zyrtarët e VLEN-it që tu përgjigjen telefonatave nga aktivist që ju paraqiten në telefon e mos ti mbyllin telefonat.

Mehazi mes tjerash ka thënë se kur BDI-ja ishte në Qeveri zyrtarët dhe funskionarët kësaj partie u janë pëgjigjur telefonatave edhe në mes-natë.

“Ju të VLENIT mos ua mbyllni celularët qytetarëve!? Kur ju thërrasin juve të VLENIT mos i mbyllni celularët?, kanë qenë të BDI-së në pushtet ama edhe pas mesnate funksionarët e lartë të kësaj partie janë përgjigjur me celular”, ka shkruar Mehazi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume