Kanosi në shtëpinë e saj dhe i morri para një gruaje nga Shkupi , policia arreston një person nga Tetova , por ndalon edhe denoncuesen

Me datë 09.08.2024 në ora 06:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.Ç.(28) nga Tetova. I cili në orën 04:20, është raportuar nga një 34-vjeçare nga Shkupi, me banim në Tetovë, se i njëjti ka hyrë në shtëpinë e saj dhe e ka kanosur me një send të mprehtë dhe i ka marrë para. Gjithashtu, për shkak të sjelljes agresive ndaj punonjësve të policisë, 34-vjeçarja është ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse. TS