Kapet hajni nga Pallçishti i Poshtëm , i kishte marrë një çantë me para dhe sende personale 32-vjeçares nga Tetova
Me datë 08.08.2024 në ora 09:40 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S (35) nga Palcishti i Poshtëm i Tetovës. Ai dyshhet se një ditë më parë ka kryer një vjedhje të pacipë në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, me ç’rast i ka marrë një çantë me para dhe sende personale 32-vjeçares P.C. nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer i janë gjetur marihuanë, një thikë dhe sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronares P.C.. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse. TS