Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se vazhdon aksioni për zënien e qenve endacakë nëpër qytet.
Çdo ditë po punojmë për t’ju ofruar liri dhe siguri qytetarëve. Aksioni për kapjen e qenve po zhvillohet përditë, në mënyrë profesionale duke i respektuar të gjitha standardet.
Po e shndërrojmë Tetovën rrënjësisht, në të gjitha sferat lokale!
Tetova nuk do jetë asnjëherë ashtu siç ishte!