Sekretari amerikan i mbrojtjes ka anuluar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila do t’ua kishte mundësuar të akuzuarve për planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit të shmangnin dënimet me vdekje.

Së fundmi, u njoftua se prokurorët kishin arritur një marrëveshje që Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi të pranonin fajin për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Vetëm dy ditë më vonë, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila tërhoqi polemika pasi treshja do të përballej me një dënim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje në Gjirin e Guantanamos.

Bëhet e ditur se Austin e ka liruar Susan Escallier, e cila mbikëqyr Gjykatën e Luftës në Guantanamo, nga autoriteti për të lidhur marrëveshje paragjyqësore, shkruan skynews.

Në një letër Austin ka njoftuar se i ka tërhequr të tre marrëveshjet paragjyqësore, duke i rikthyer ato si raste të dënimit me vdekje.

Mohammedi, i cili akuzohet si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit ku u vranë 2,977 njerëz, u kap në Pakistan në vitin 2003.

Ai është mbajtur në Gjirin e Guantanamos së bashku me Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi që nga dhjetori i vitit 2006.

Një vit më vonë, ai rrëfeu se organizoi sulmet e 11 shtatorit dhe shumë incidente të tjera terroriste.

Siç raportohet, të tre pritej që zyrtarisht të pranonin fajësinë sa më shpejt në bazë të marrëveshjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume