Medai Shaholli
Kjo është historia e trishtë e shqiptarëve të “Severnës” ku intelegjecia flen ndërsa minjtë e gjirizeve hedhin vallen e “vdekjes” sonë.
Kata minjtë e gjirizeve ( në karikaturën e ilustruar) lozin dhe kuvendojnë, bëjnë plane sesi të rrëmihin djathin e shtëpisë, kurse kurse macet dhe maçoku bëjnë gjumë për shtatë qejfe.
Kështu ndodh edhe me shqiptarët e “Severnës” të cilët janë lodhur me ëndrra dhe premtime boshe nga partiçkat tona, sipas situatave të krijuara kur ik njëra dhe vjen tjetra dhe historia përsëritet, për pasojë shumica e rinisë kanë “çarë ferrën” për një jetë më të mirë gjetkë.
Ndërsa ata që kanë ngelur aty thonë: “Mirë të na bëjnë ne se nuk mbushemi me med ne jo”! Kurse një tjetër ia pretë: “Tani që ranë malet u ngritën haletë”! Apo një tjetër i cili thotë: “S’bëhet ky vend jo, kot shkruan ai grindaveci strugan, se s’merr vesh ky popull”!
Inteligjencia jonë nuk bëzan jo vetëm për shkak humbjes së të vendit të punës, pasi pushtetarët e rinj kur vijnë në pushtet gjënë e parë që kanë për ta kryer janë kundërshtarët politik dhe zëvendesimi i tyre me militantët e tyre, por edhe pse ka ngelur si nje anije e braktisur në det te hapur.
“Kur do të vijnë mendtë do ikin dhentë”, thotë nje fjalë e urtë popullore që lidhet afërsisht me inteligjencinë tonë të fjetur dhe indiferente përballë sfidave të së ardhmes si popull i sfilitur nga propaganda e partive politike për gjoja liri dhe barazi në keto tri dekada të demokraqisë sllave në “drzhaven Severna” .