Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai, ka thënë se kanë kaluar 11 muaj nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por se Serbia ende nuk po mbahet përgjegjëse dhe nuk po e dorëzon tek autoritetet e Kosovës, për siç ka thënë i pari i ekzekutivit kryekriminelin, Milan Radojçiq.

“Para katër ditësh u mbushën plotë 11 muaj nga agresionin i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajt përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj Milan Radojiçiq. Edhe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimet bilaterale me senatorë e kongresistët amerikanë në margjina të Konventës të Demokratëve kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënien para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatës përgjegjës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume