Zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës.

Fabrika digjet që prej dy orësh ndërkohë zjarrëfilësit vazhdojnë luftën me zjarrin mirëpo ende nuk kanë arritur që ta lokalizojnë atë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit mirëpo sipas informatave jozyrtare dyshohet të jetë instalimi elektrik.