Lideri i vrarë i Hamasit, Ismail Haniyeh është varrosur në Katar.

Kjo ndodhi në qytetin Lusail pas një ceremonie funerali në xhaminë Iman Mohamed Ibn Abd Al Wahhab në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha.

Arkivoli i tij ishte mbështjellë me flamurin palestinez dhe ai u transportua në një procesion para qindra njerëzve së bashku me arkivolin e truprojës së tij, i cili u vra në të njëjtin sulm në Teheran, raporton Sky News.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume