Shaban Sinani
Katër fitore të ekipeve vendase dhe dy fitore e ekipeve mysafire me gjithsejtë 11 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të javës së tretë në Ligën e parë të futbollit vendor. Fitoret e para në sezonin e ri i regjistruan Besa e Dobërdollit dhe Shkupi, ndërsa kampioni në fuqi pësoi humbjen e parë të këtij sezoni.
Me ndeshjen AP Brera – Shkëndija 0-2,që u zhvillua sonte në orët e mbrëmjes në Stadiumin “Blagoj Istatov” në Strumicë u kompletua java e tretë e sezonit vjeshtor. Kuqezinjtë tetovar edhe kësaj radhe dëshmuan se më mirë luajnë në cilësinë e mysafirit, pas arritën të mundin ekipin AP Brera në Strumicë.
Pas barazimit 0-0 në pjesën e pare me fillimin e pjesës së dytë pas një asistimi të shkëlqyer të Valon Ahmedit, Foton Ademi shënoi golin e epërsisë për Shkëndijën. Tetovarët kaluan në epërsi prej dy golave në minute e 62-të ku serish Fiton Ademi ishte realizator ndërsa Besart Ibraimi asistoi.
Fiton Ademi me golat e sotme kundër Brerës paralajmëron se do të jetë kandidati kryesor për golashënuesin më të mire në kampionatin 2024/2025, pasi në tre ndeshjet e para ka realizuar 4 gola
Derbi mes dy skuadrave shkupjane Shkupi – Vardari përfundoi me fitorene thellë të çairasve 3-0 në ndeshjen e javës së tretë të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor . Për fitoren e pare sezonale u kujdesën autorët e golabe Guxhufi, Ibishi dhe Guaje. Me tre pikët e fituara kundër Vardarit, Shkupi me katër pike aktualisht është në pozitën e 5-të me 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ndërsa Vardari me tre pikë aktualisht mbanë pozitën e parafundit me 1 fitore e dy humbje.
Fitoren e parë sezonale që është edhe historike e ka regjistruar edhe klubi futbollit Besa nga Dobërdolli kundër Tikveshit 1-0 me një gol që e realizoi Admir Latifi në minute e 80-të të ndeshjes. Pas kësaj fitore skuadra e Besës edhe në javën e ardhëshme është nikoqire e Rabotniçkit në Gostivar.
Voska Sport pësoi humbje para tifozëve vendas në “Biljanini Izvori” në Ohër, kundër Gostivarit 0-2.
Ndërkohë ka surprizuar Struga Trim Lum , pasi është mundur nga Rabotniçki në transfertë me shifrat 2:0 . Autor të golave pë skuadrën vendase ishin Gando dhe Alomeroviq. Triumf në ndeshjet e pasditës regjistroi edhe Pelisteri që fitoi përballë Sileksit me rezultat 1:0 me një gol të vetëm që e realizoi Mirko Ivanovski.
Rezultatet complete të xhiros së tretë:
Shkupi – Vardari 2- 0
Besa – Tikveshi 1 – 0
Rabotniçki – Struga Trim Lum 3-0
Voska Sport – Gostivari 0-2
Pelisteri – Sileksi 1-0
AP Brera – Shkëndija 0-2
Pas tre xhirove tabelën e klasifikimit e kryesojnë: Shkëndija, Gostivari dhe Rabotniçki me nga 7 pikë, Struga Trim Lum 6 pikë, Shkupi dhe Pelisteri nga 4 pikë, Sileski, Tikveshi, Besa, AP Brera dhe Vardari nga 3 pikë, Voska Sport 1 pikë.
Në xhiron e 4-të më 31 gusht ( e shtunë), në ora 1600, takohen: Besa – Rabotniçki, Shkëndija – Pelisteri, Sileksi – Shkupi, Struga Trim Lum – AP Brera, Tikveshi – Gostivari, Vardari – Voska Sport
–