Të shtunën më 17-të gusht me ndeshjet e xhiros së parë fillon kampionati i ri 2024/2025 në Ligën e dytë të futbollit vendor, ku edhe kësaj radhe do garojnë 16 ekipe si: Arsimi, Bellasica, Boreci, Bashkimi , Bregallnica, Pobeda, Detonit Plaçkovica, Novaci, Skopje, Vardarski, Kozhufi, Kamenica Sasa, Makedonija GjP , Ohri, Osogova dhe Vardari i Negotinës. Garat do të zhvillohen me systemin vajtje ardhje dhe ate sezoni vjeshtor dhe ai pranveror me gjithësejt 30 ndeshje . Dy skuadrat e para kualifikohen drejtërdrejt në Ligën e pare ndërsa ekipi i tretë luan në barazh me ekipin e 10-të të Ligës së parë

Të gjitha ekipet kanë shfrytëzuar pushimin për përgatitje cilëore dhe kanë feskuar ekipet e tyre me futbollist cilësorë. Nga ana tjetër organet e FFM-së kanë bërë punën e tyre që do të thotë kanë iskenuar të gjitha terrenet ku do të zhvillohen ndeshjet kanë mbajtur seminare me referët si dhe me delegatët.

Sa i përket ekipit të Arsimit të Çegranit që në kampionatin e kaluar ndeshjet e veta i ka zhvilluar në stadiumin e Reçicës së Madhe, kësaj radhe si duket do të luajnë stadiumin e qytetyit në Gostivar por kjo do të mësohet pasi të vendosin organet e FFM-së. Tani për tani si kanddat potencial pë kreun e tabelës mund të jenë Bregallnica e Shtipit, Skopje, Bellasica, Detonit Plaçkovica, Bashkimi dhe pse jo ede Arsimi që vitin e kaluar ishte befasia më madhe e kampionatit

Në xhiron hapëse më 17 Gusht, me fillim në ora 17:00, takohen:

Arsimi – Belasica

Borec – Bashkimi

Bregalnica – Pobeda

Detonit Plaçkovica – Novaci

Skopje – Vardarski

Kozhufi Gevgelija – Kamenica Sasa

Makedonija GjP – Ohri

Osogova – Vardar Negotino