Miliarderët e botës shqiptare dhe harta e Kosovës
MERXHAN JAKUPI
Presidenti amerikan Ronald Regan, para ekraneve televizive iu drejtua opinionit publik amerikan me një fabul: “Sa më shumë që Amerika të ketë milionerë dhe miliarderë,aq më shumë i gjithëkombi ynë do tëjetojë në begati, mirëqenie dhe standard të lartë jetese”. Ndërkaq, në epokën komuniste,diktatorët e shteteve përkatëse gjithë pasuri nënëntokësore dhe mbitokësore etrajtonin në mënyrë të centralizuar. Vaclav Havel, këta tiranë dhe despotë i quante miliarderëtë kuq, të cilët kishin uzurpuargjithë pronat e vendit të tyre dhe e kishin zhveshur deri në palcë popullin, qëjetonte në mjerim, varfëri dhe agoni.Ismail Kadare viteve të90-ta, në një takim me diasporën shqiptare kishte përsëritur një fabul të ngjashëm si atë të presidentit amerikan RonaldRegan, se “sa më shumë të ketë milionerëdhe miliarderë bota shqiptare, aq më shumë mirëqenie,begati dhe jetë të lumtur do të ketë kombi shqiptar, ndaj dhe duhet të shkëputemi nga doktrina e ideologjive staliniste dhe enveriste, duhet të shkëputemi nga klishetë e vjetra dhe hipotezat patetike, që janë trashëguar nga diktatura komuniste.
DARKA POMPOZE
Pas shembjes së komunizmit dhe fillimit tëtrazicionit në ish-shtetet socialiste,nga një ekonomi e centralizuar u kalua në një ekonomi të tregut të lirë kapitalist dhe gradualisht në botën shqiptare filluan të lindin kapitalistë dhe, krahas me këtë, dolën në sipërfaqe disa kompani që u rritën shumë shpejt dhe pronarët e tyre u bënëmilionrë dhe miliarderë.
Një ndër multi-kompanitë në botën shqiptare ishte edhe ajo Ecolog,me pronarLazimDestani. Kjo kompani shtrihet me investimet e veta në gjithë globin. Në tri dekadat e fundit, kjo multi-kompani me pronarin e saj,LazimDestanin, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit me investime në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe në trevat e tjera me popullsi shqiptare. Kompania Ecolog ka kontribuar në shumë fusha. Pos për punësimin e një numri të madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kjo kompani paralelisht ka ndihmuar ekonominë e këtij vendi me investime dhe paratë e pagave që i kanë marrë punëtorët e këtushëm, të cilët i kanë shpenzuar nëëtë vend dhe e kanë ngjallur ekonominë.
Në një darkë pompoze, pronari i kompanisëEcolog, miku im LazimDestani, kishte ftuar edhe disa miq të tjerë të afërm. Ishim në rezidencën e tij nëEcolog dhe pasi pimë kafe me nikoqirin LazimDestani,ai na futi në njësallon, ku ishte njëtryezë e rrumbullakët prej qelqi dhe bronzi. Ishte një tryezë gjigante dhe brilante. Nikoqiri na tregoi se në këtë tryezë është mbajtur Samiti G-8, para bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, në pranverën e vitit 1999.
LazimDestaniështëi lindur në një mjedispatriarkal e rural,në një katund të Malësisë së Sharrit, pikërisht nëBozovcë. Disa dekada më parë, banorët e këtij fshati të largët të Tetovës, kishin një jetë të rëndë dhe skamnore, ngjashëm si nëpoemën “Legjenda e misrit” tëMigjenit. LazimDestani, ky malësor, ishte utopike të mendohej dotë bëhet një ndër pronarët e multi-kompanisë globale. Rrugëtimi igjatë i jetës së këtij malësori ishte me shumë peripeci, me batica dhe zbatica. Malësori Destani, me zemër të çeliktë u bëri ballë të gjithë stuhive dhe cunameve.
LAZIM DESTANI FILATROP E HUMANIST
Në një bisedë që patëm me mikun tim,vëreja energjinë dhe talentin e tij pë biznes, por edhe modestinë e tij dhe vullnetin për t’i ndihmuar njerëzit.Ishte kënaqësi të rrish dhe të bisedosh me këtë njeri. Ai ka një ndjenjë të hollë për ekselencë dhe humor, një kozmopolitizëm inter-kulturor dhe figurëkarizmatike. Në shumë takime që ka pasur me personalitete botërore, me kancelarë e burrështetas dhe liderë të vendeve, ai ka sensibilizuar kauzën e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe tëtrevave të tjera shqiptare. Në shumë takime me liderët botërorë ka piketuar diskriminimin dhe shtypjen e shqiptarëve nga kasapi i Ballkanit dhe golgotat e tjera pan-sllaviste.
LazimDestani rrëfente për pjesëmarrjen e tij nënjë konferencë ndërkombëtare kushtuar Ballkanit Perëndimor në Ohër, ku merrnin pjesë ministra,diplomatë të BE-së ShBA-sëdhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Nëspotin e hapjes së samitit dukeshin shtetet e Ballkanit Perëndimor, por z.Destanikishte vërejtur se në hartë Republika e Kosovës ishte bashkëngjitur, pa njëndarje kufijsh me Serbinë. Destani kishte në krah mikun e tij, një senator nga ShBAqë kishte kontribuar për çështjen e Kosovës dhe i kishte treguar për këtë shkelje të rëndë nga nikoqiri. Senatori amerikan,i revoltuar, u ngrit në këmbë dhe iu drejtua tashmë ish-kryeministrit maqedonas, nikoqirit NikollaGruevski, i cili në të moment ishte duke mbajtur fjalimin. Pas një reagimi dhe intervenimi të hapur të senatorit amerikan, në sallë kishte ra një heshtjenga të pranishmit. Ish-kryeministri maqedonas pranoi gabimin si një çështje teknikedhe më vonë ky gabim ishte korrigjuar, në hartë ishte prezantuar me kufijtë e vet Republika e Kosovës.
LazimDestani rrëfente për intervistën që i kishte dhënë një gazete prestigjioze perëndimore, ku gazetari e kishte pyeturnë fillim për kompaninë Ecolog dhe pastaj edhe për atë nëse ishte një miliarder. Ai ishte përgjigjur me një buzëqeshje se kompania Ecologka të punësuar dhjetëra mijë punëtorë në të tre kontinentet. Me këtë kompani, më shumë kanë përfituar punëtorët e punësuar në atë kompani, familjet e tyre,njerëzit e fushave të ndryshme, shtetet ku ka investuar etj. Pra, i kishte thënë gazetarit, LazimDestani, se kjo kompani s’është vetëm e atij, por e të gjithë të punësuarve të saj.