Mirlind Daku ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e Rubin Kazan, ku edhe sot ka arritur ta gjejë golin në kuadër të javës së pestë të elitës së futbollit rus.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Rubin Kazan luajti si ndaj Akron Togliatti, ku fitoi me rezultat 2-1 edhe pse ishte duke pësuar humbje nga pjesa e parë.

Daku ishte më meritori edhe për golin e parë në minutën e 55-të, pasi një top i goditur nga ai u devijua nga mbrojtësi Konstantin Savichev, i cili dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Por nuk ishte kjo e vetmja, pasi që sulmuesi gjilanas, arriti të shënojë në minutën e 90-të, pas një tollovie në zonë për 2-1.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi festoi duke e zhveshur fanellën.

Ky është goli i tij i katërt në pesë xhiro në elitën e futbollit rus, ndërsa numëron edhe dy asistime.

Daku u kërkua me ngulm nga Cagliari dhe mund të ketë ndryshim skuadre, pasi afati kalimtar është hapur deri në fund të muajit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com