“Më datë 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup, nga vetura në lëvizje me armë zjarri është gjuajtur drejt veturës “Folksvagen Pasat” me targa të Austrisë, me shofer N.A.(43) nga Austria, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, kurse bashkëudhëtar ka qenë N.A.(30) nga Shkupi. Gjatë kësaj, plagë ka marrë shoferi N.A. dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga arma zjarri të kalibrit 9 mm. Ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, qëndron në njoftimin e MPB-së.