Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me nunciun apostolik për Maqredoninë e Veriut me seli në SOfje, moinsinjor Luçano Suriani.
Në takim, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u shpreh kënaqësia e ndërjelltë nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve bilaterale, të bazuara në lidhjet e rëndësishme historike, vlera të ndara kulturore dhe tradita të përbashkëta shpirtërore.
Ministri Mucunki e ceki rolin e vendit tonë në promovimin e dialogut ndër-religjioz dhe respektimin e lirive fetare dhe u falënderua për mbështetjen e Vatikanit në rrugën tonë drejt BE-së, e cila për ne është me rëndësi të veçantë dhe do të vazdojë të jetë inspirim i fuqihsëm për qytetarët tanë dhe udhërrëfyes në ndërtimin e shoqërisë prosperuese.
Nunciu apotolik, siç ceket, shfaqi bindje se edhe në të ardhmen, me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojë të nxitet dialogu, të avancohet respektimi i lirive religjioze dhe të ndërtohen ura të reja të mirkëputimit në frymën e traditave fetare universale.