Padia e parë për dëmshpërblim ndaj shtetit është ngritur për shkak të kaosit me dokumentet personale, përkatësisht pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe pamundësisë së qytetarëve për të udhëtuar. Kërkohet përgjegjësi nga MPB-ja sepse edhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qytetarëve u janë lëshuar letërnjoftime dhe pasaporta me emrin e vjetër, edhe pse e kanë ditur se duhet t’i lëshojnë me emrin e ri, thotë avokati Qatoski.

“Kërkohet dëmshpërblim për pasaportën e re të lëshuar pa nevojë dhe udhëtimin e humbur. Me pasaportë të re të lëshuar në mënyrë të panevojshme, dua të them se në kohën kur pala ka lëshuar pasaportë me emrin e ri kushtetues, pasaporta e vjetër me emrin e vjetër kushtetues ishte ende e vlefshme dhe nuk kishte nevojë të zëvendësohej. Dhe një veprim i tillë i MPB-së shkaktoi dëm për buxhetin e çdo qytetari, ku detyrohej të nxirrte pasaportë të re”, tha Gligorie Qatoski- avokat.

Në Gjykatën Themelore në Strugë tashmë është caktuar seanca paraprake. Qatoski në shkurt të këtij viti ka paraqitur nismë në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e diskriminimit, por gjykatësit kushtetues ende nuk e kanë dhënë mendimin e tyre.

“Kjo kërkesë ka të bëjë me faktin se qytetarët që në atë kohë posedonin pasaporta me Republikën e Maqedonisë nuk mund të udhëtonin jashtë shtetit, për dallim nga ata qytetarë që posedonin pasaporta me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkurtpamësia e elitës sonë politike ka sjellë situatë të tillë, ku qytetarët do të përfundojnë duke u dëmtuar me sasi të madhe të mjeteve financiare”, shtoi Gligorie Qatoski- avokat.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i dhënies së dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve është zhvilluar me ritme të përshpejtuara.

“Sipas njoftimit të marrë nga operatori ekonomik Symbolico, oraret bëhen brenda një dite”, thonë nga MPB.

Sa i përket periudhës kohore të lëshimit të dokumenteve të udhëtimit, thonë se ato do të jepen brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume