Ndalohet nga UDB-ja serbe, flet djali i komandat Fishekut: Ishte edhe një shqiptar që më mori në pyetje (VIDEO)

Ndalohet katër orë në Serbi djali i Komandant Fishekut nga Gostivari Betim Mehmedi, merret në pyetje nga Shërbimi Sekret (UDB-ja) mes të cilëve ka qenë edhe një shqiptar.
AI në një intervistë për portalin TS ka sqaruar detaje në lidhje me ndalimin e tij nga polica serbe gjegjësisht UDB-ja.
Mehmedi sqaron më tej se cilët kanë qenë pyetje nga policia serbe. Mehmeti thotë se e kanë pyetur për babain e tij se si çka ka punuar.
Memeti thotë se policia e ka ndaluar duke udhëtuar për në Serbi bashkë me burrin e motrës, ku pas disa orëve kanë ardhur UDB-ja serbe dhe e kanë pyetur se ku ka marrë pjesë më shumë babai i tij, në cilët aktivitete. Ai thotë se polica e ka informuar se çdo hyrje dalje nga Serbia do të ketë njejtën trajtim.
Për më shumë dëgjoni intervistën e tij.